Bota

Kurti izolon Kosovën, mbyll të gjitha baret, restorantet dhe lokalet e natës: Kompanitë private të punojnë nga shtëpia

13 Mars 2020, 22:02 Nga DOSJA
Kurti izolon Kosovën, mbyll të gjitha baret, restorantet dhe lokalet e

KOSOVË– Kryeministri, Albin Kurti ka marrë vendimin që të mbyllë të gjtiha baret, lokalet e natës, qendrat tregtare si dhë të pezullojë të gjitha aktivitetet kulturore e sportive. Ky vendim vjen vetëm disa orë pasi dy persona u konfirmuan se janë të prekur nga Covid-19. Kurti ka theksuar gjithashtu se kushdo që futet në Kosovë do t’i nënshtrohet rregullave të rrepta dhe kontrolleve shëndetësore.

Gjithashtu, çdo emigrant i kthyer në vend do të qëndrojë në karantinë për 14 ditë pas kontrolleve. Vetëm farmacitë dhe ushqimoret do të qëndrojnë hapur. Ndërsa kompanotë private janë urdhëruar që të organizojën punën e tyre nga shtëpia.

“Mbyllja e kafeterive, bareve, pabeve, restoranteve, mbyllja e tregjeve të kafshëve, dhe automjeteve. Mbyllja e qendrave tregtare, pa përfshirë farmacitë dhe dyqanet ushqimore, dhe pezullimi i gjitha aktiviteteve kulturore e sportive në Kosovë. Përjashtimisht barnatoret dhe marketeve me gjësende ushqimore. Reduktohen veprimet esenciale dhe staf esencial të gjithë sektorin publik, përveç sektorit të shëndetësisë dhe atij të sigurisë. Urdhërohen të gjitha kompanitë private që ta organizojnë punën që shumicën e aktiviteteve punëtoret t’i kryejnë nga shtëpia,”– mësohet të ketë thënë Kurti.

Pasditen e sotme u kofirmuan zyrtarisht dy të prekur me koronavirus në Kosovë. Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, i cili u shpreh se dy të infektuarit e parë janë: një vajzë 20 vjeç, shtetase e Italisë dhe një burrë i moshës 77 vjeç, nga Komuna e Vitisë, Kosovë. Aktualisht, pacientët e konfirmuar pozitiv ndodhen të shtruar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti arben vitia koronavirusi ne kosove albin kurti arben vitia koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 13 Mars 2020, 18:43

Virusi Corona: Jetë pa kontakte sociale?

Gati katër javë avantazh ka Gjermania kundrejt Italisë në luftën kundër virusit Corona, thonë virologët. Por ky avantazh kohor po rrezikohet. Jeta publike duhet...