Aktualitet

Policia vë dy numra të rinj në dispozicion të qytetarëve: Telefononi kur keni probleme jo për të bllokuar linjën për in

13 Mars 2020, 21:28 Nga DOSJA
Policia vë dy numra të rinj në dispozicion të

TIRANË– Policia Rrugore ka vënë në dispozicion dy numra, me anë të të cilëve autoritetet mund të kontaktohen nga të gjithë qytetarët që do të kenë nevojë për ndihmën e tyre. në një njoftim zyrtar, Policia shkruan se në këto numra të telefonojnë vetëm ata që kanë emergjencë dhe problematikë që kërkon zgjidhje dhe jo të bllokojnë linjat duke telefonuar thjesht për informacion.

Njoftimi zyrtar

Për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, në raste të problematikave të ndryshme që mund të lindin si pasojë e zbatimit të masave shtesë, të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, të cilët kërkojnë zgjidhje apo konfirmim nga ana e Policisë, si dhe duke marrë në konsideratë fluksin e madh të kërkesave të adresuara nëpërmjet email-it zyrtar të Policisë Rrugore apo telefonatat e pafundme në numrin e emergjencës, ju informojmë se: Drejtoria e Policisë Rrugore, duke filluar prej orës 22:00 të datës 13.03.2020 deri në përfundim të situatës emergjente, do vendosë dy numra shtesë 24/24, në dispozicion të qytetarëve për të telefonuar dhe konkretisht numrat:

069 41 22 223 dhe 069 41 22 224.

Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që në këto numra të telefonojnë vetëm ata që kanë emergjencë dhe problematikë që kërkon zgjidhje dhe jo të bllokojnë linjat duke telefonuar thjesht për informacion. Edhe njëherë Policia e Shtetit gjen rastin të apelojë për të gjithë qytetarët që të zbatojnë në vijimësi çdo masë aktuale dhe masat shtesë që merren në varësi të zhvillimit të situatës, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 policia rrugore viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 policia rrugore viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Mars 2020, 19:38

TIRANË– Ministria e Drejtëisë ka përgënjeshtruar lajmet se në burgje ka të infektuar me Covid-19. ne një reagim zyrtar, thuhet se asnjë prej të burgosurve ...