Aktualitet

“Zemrat përqafohen në distancë”, Katedralja e Rrëshenit u bën thirrje besimtarëve të qëndrojnë në shtëpi,

13 Mars 2020, 18:40 Nga DOSJA
“Zemrat përqafohen në distancë”, Katedralja e

RRËSHEN– Katedralja e Rrëshenit ka vendosur një banderolë prej cope në hyrje të saj, me anë të së cilës u bën thirrje të gjithë banorëve që të qëndrojnë në shtëpi. “Zemrat përqafohen edhe në distancë, qëndro në shtëpi. Forca shqipe,”- shkruhet mbi copë me ngjyrë të kuqe e të zezë.

Kjo është një mënyrë që u bën thirrje edhe besimtarëve që të luten apo të kryejnë ritet e tyre fetare nga shtëpia, në mënyrë që të shmangin kontaktet mes tyre, duke minimizuar përhapjen e koronavirusit.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet katedralja e rreshenit koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi katedralja e rreshenit koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll