Aktualitet

Dibra drejt krizës për shkak të koronavirusit, pacientja e parë mund të intubohet

13 Mars 2020, 21:01 Nga DOSJA
Dibra drejt krizës për shkak të koronavirusit, pacientja e

MAQEDONIA E VERIUT– Pacientja zero në komunën e Dibrës në Maqedoninë e Veriut mund të intubohet, duke e çuar kështu zonën drejt krizës. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe është shprehur se Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur gjendje krize në komunat Dibër dhe Qendra e Zhupës, ku do të ketë lëvizje të kufizuar e banorëve.

Filipçe u shpreh se pacientja e parë nga Dibra, mund edhe të intubohet. Ndërkohë në Maqedoninë e Veriut numri i personave të prekur nga kronavirusi ka shkuar në 12.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet diber koronvirusi ne shqiperi maqedonia e veriut plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi diber koronvirusi ne shqiperi maqedonia e veriut plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Mars 2020, 19:38

TIRANË– Ministria e Drejtëisë ka përgënjeshtruar lajmet se në burgje ka të infektuar me Covid-19. ne një reagim zyrtar, thuhet se asnjë prej të burgosurve ...