Aktualitet

Koronavirus dhe plehra, si po tejmbushen koshat në Durrës, qëndrimi në shtëpi rrit konsumin tek qytetarët

13 Mars 2020, 18:50 Nga DOSJA
Koronavirus dhe plehra, si po tejmbushen koshat në Durrës,

DURRËS– Koshat e mbeturinave në qytetin e Durrësit janë tejmbushur. Në foton e mëposhtme shihet se si mbeturinat janë pothuajse gati të derdhen, gjë që përveç përhapjes së koronavirusit do të sjellë edhe rritjen e ndotjes në vend.

Kjo gjë tregon edhe faktin se për shkak të vetëizolimit në shtëpi, qytetarët kanë rritur edhe konsumin e ushqimit.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durresi me plehra koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi durresi me plehra koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll