Aktualitet

“Shëndeti i pari!”/ Ministria e Financave tregon se cilat shërbime ofrohen online, kontaktet që ju duhen

13 Mars 2020, 19:01 Nga DOSJA
“Shëndeti i pari!”/ Ministria e Financave tregon se cilat

TIRANË– Ministria e Financave ka bërë publike të gjitha numrat e telefonit dhe adresat elektronike, të cilat do të jenë në dispozicion të të gjithë qytetarëve për shërbimet online. Teksa koronavirusi ka izoluar të gjithë vendin, disa prej shërbimeve do të jenë të disponueshme on-line dhe nëpërmjet këtyre kontakteve të publikuara nga minsitria.

Drejtohuni te numrat e telefonit dhe tek adresat elektronike për më shumë asistencë. Shëndeti i pari!” shkruan Ministria e Financave.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ministria e financave plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi ministria e financave plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll