Aktualitet

“Bashkë mposhtim çdo të keqe”, Meta publikon mesazhin e Katedrales së Rrëshenit

13 Mars 2020, 20:36 Nga DOSJA
“Bashkë mposhtim çdo të keqe”, Meta publikon

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale, teksa në Shqipëri Covid-19 ka prekur 33 persona. Në një status në rrjetet sociale Meta ka publikuar një foto ku shihet banderola që ka vendosur në portë, Katedralja e Rrëshenit.

Së bashku mund të mposhtim çdo të keqe’ Zemrat përqafohen edhe në distancë! #RriNëShtëpi FORCA SHQIPE! ???????? Një mesazh i bukur këtë mbrëmje nga Katedralja e Rrëshenit! Së bashku mund të mposhtim çdo të keqe! SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI!”- shkruan Meta krah fotos.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi ilir meta koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Mars 2020, 19:38

TIRANË– Ministria e Drejtëisë ka përgënjeshtruar lajmet se në burgje ka të infektuar me Covid-19. ne një reagim zyrtar, thuhet se asnjë prej të burgosurve ...