Adi Krasta i pari në dy platforma, përveç emisionit në Kosovë, tanimë edhe tek ‘Syri Tv’
13 Mars 2020, 18:06Nga DOSJA
KOSOVË– Pas pranisë së veçantë publike në skenën e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë për mbrojtjen ndaj prishjes moderatori Adi Krasta merr një ftesë për të qënë pjesë e një stacioni të ri televiziv që po fillon punën në Tiranë. Gazetarët e “Syri Tv” i kanë bërë një apel të hapur Krastës për të punuar në “atdheun e tij televiziv”.
Kjo ftesë për Krastën vjen pas mbylljes së programit të tij “A” në televizionin “Neës 24” me ndërhyrjen direkte të qeverisë së Shqipërisë.
Më herët gazetari Berat Buzhala, i kishte bërë të njëjtën ftesë publike Adi Krastës, e cila u pasua me fillimin e sezonit të dimrit të një programi televiziv “A” në T7 të Kosovës.
Sipas burimeve të Blic, Adi Krasta që tashmë pranohet prej mbështetësve dhe kritikëve të tij si moderatori më i mirë shqiptar, e ka pranuar ftesën e kolegëve të tij të Tiranës.
Ky vendim i Krastes e bën atë të parin dhe të vetmin njeri televiziv që në të njëjtën kohë të ketë programe në dy platforma.
Krasta ka qënë shumë i pranishëm në Kosovë gjatë 15 vjetëve të fundit në arsimin e lartë pasi është ligjërues i lëndëve të komunikimit në UBT.
(dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Vendi është në ndalim qarkullimi dhe masa ekstreme kundër përhapjes së koronavirusit, por kjo si ka penguar disa vlonjatë të dalin për plazh. Policia e ushtria ...
FIER- Bashkia Fier njofton se familja e Eduart Sulos nga Zogu i Zi në Dërmënas të këtij qarku është prekur nga koronavirusi. Në një njoftim në rrjetet sociale, ...
BERAT– Stafi mjekësor i Spitalit Rajonal Berat është vetëkarantinuar mesditën e sotme. Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoresha e Spitalit Rajonal Berat,E...
EUROPË– Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se tanimë kontinenti i Europës është kthyer në qendrën e pandemisë së koronavirusit.Sipas OBS...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të tregohen të kujdesshëm dhe të sinqertë gjatë kontr...
TIRANË– Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka ushtruar kontrolle në të gjithë vendin për të zbuluar nëse ambientet publike ishin mbyllur, ashtu siç ...
DURRËS– Qytetarët e Durrësit nuk e kanë privuar veten nga rrezet e ngrohta të diellit që ofronte dita e sotme pas rritjes së temperaturave. “A2CNN”, ka shk...
TIRANË– Banorët e Krujës nuk pranojnë t’u nënshtrohen rregullave strikte për të minimizuar përhapjen e koronavirusit. Top-Channel ka publikuar një kronike,...