Aktualitet

Mali i Zi bllokon kufijtë me Shqipërinë, policia: Kthehuni nëse jeni nisur, nuk kaloni dot

13 Mars 2020, 20:01 Nga DOSJA
Mali i Zi bllokon kufijtë me Shqipërinë, policia: Kthehuni

TIRANË– Policia Kufitare ka njoftuar të gjithë qytetarët se pala malazeze ka bllokuar të gjitha hyrje-daljet me Shqipërinë pas futjes së Covid-19 në vendin tonë. Në një njoftim zyrtar thuhet se deri në një urdhër të dytë, do të bllokohet lëvizja e shtetasve dhe mjeteve që duan të hyjnë apo të dalin nëpërmjet Pikave të Kalimit Kufitar në Muriqan dhe Vermosh, për shkak të koronavirusit. Madje edhe atyre që aktualisht janë nisur drejt Malit të Zi u kërkohet kthimi mbrapsht pasi nuk të lejohen të kalojnë.  Ndërsa pika e Kalimit Kufitar në Hanin e Hotit do të jetë e kalueshme. 

Njoftimi i policisë 

Policia Kufitare njofton të gjithë qytetarët që duan të kalojnë në drejtim të Malit të Zi, se sipas njoftimit të palës malazeze, duke filluar nga ky moment (ora 21:00 e datës, 13.03.2020) deri në një urdhër të dytë, do të bllokohet lëvizja e shtetasve dhe mjeteve që duan të hyjnë apo të dalin nëpërmjet Pikave të Kalimit Kufitar në Muriqan dhe Vermosh, për arsye të COVID-19. Kurse në PKK Hani i Hotit do të vazhdojë lëvizja, si në hyrje dhe në dalje, si për shtetasit edhe për mjetet. Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të anullojnë lëvizjet e planifikuara dhe ata që ndodhen duke lëvizur në drejtim të këtyre pikave të kthehen mbrapa, pasi nuk do lejohen të kalojnë.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi mali i zi bllokon shqiperine plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi mali i zi bllokon shqiperine plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Mars 2020, 19:38

TIRANË– Ministria e Drejtëisë ka përgënjeshtruar lajmet se në burgje ka të infektuar me Covid-19. ne një reagim zyrtar, thuhet se asnjë prej të burgosurve ...