Aktualitet

ISHSH inspektime në çdo cep të vendit/ Në Pukë mbyll një bilardo dhe një kënd lojrash, në Vlorë i vihet ‘kyçi’ fa

13 Mars 2020, 16:16 Nga DOSJA
ISHSH inspektime në çdo cep të vendit/ Në Pukë mbyll

TIRANË– Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka ushtruar kontrolle në të gjithë vendin për të zbuluar nëse ambientet publike ishin mbyllur, ashtu siç edhe urdhëroi kryeministri Edi Rama një ditë më parë.

Gjatë ditës së sotme, në qytetin e Pukës janë mbyllur 5 bilardo dhe një kënd lojrash për fëmijë. Ndërsa në Vlorë është mbyllur një fasoneri, e cila në kundërshtim me urdhërin e lëshuar, vijonte me aktivitetin e saj.

NJOFTIM PËR SHTYP

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, në zbatim të planit të masave për përballimin e COVID – 19 ka kryer inspektime të pandërprera në terren për verifikimin dhe respektimin nga subjektet e masave të posaçme të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për situatën në vend.

Në datat 12 dhe 13 mars 2020 janë kryer 43 inspektime dhe 1625 monitorime.

Gjatë inspektimeve u konstatua se pjesa më e madhe e subjekteve në qytetet e Tiranës dhe Durrësit kishin vetëmbyllur aktivitetin. Në qytetet e tjera, subjektet të cilat vazhdonin aktivitetin respektonin masat e posaçme për situatën.

Në qytetin e Pukës u mbyllën 5 bilardo dhe një ambient, kënd lojrash për fëmijë.

Në qytetin e Vlorës, më datë 13 mars 2020, është kapur në shkelje një subjekt fasonerie i cili vazhdonte aktivitetin pavarësisht Urdhrit të Kryeministrit për ndërprerje në kushtet e emergjencës. ISHSH, dega rajonale Vlorë, bllokoi menjëherë aktivitetin e subjektit me përfaqësues A. S. NIPT L66412202O dhe gjithashtu vendosi dhe gjobë sipas legjislacionit në fuqi.

Jemi në terren gjatë gjithë kohës për të kontrolluar respektimin e rregullave për parandalimin e COVID-19. FRIKË ASPAK. KUJDES PO.

Prej disa ditësh, kryeministri Edi Rama ka dhënë urdhër për mbylljen e të gjitha fasonerive dhe ambinenteve të tjera publike me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet inspektorati shtetëror shëndetësor koronavirusi ne shqiperi inspektorati shtetëror shëndetësor koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll