Aktualitet

COVID-19/ Rama merr masën DRASTIKE: Tirana dhe Durrësi do të mbyllen sërish, kush ka dalë, duhet të hyjë brenda… (AFATI

13 Mars 2020, 15:20 Nga DOSJA
COVID-19/ Rama merr masën DRASTIKE: Tirana dhe Durrësi do të

TIRANË– Të gjithë ata që u larguan nga Tirana dhe Durrësi për të kaluar fundjavën, duhet të kthehen nga ora 24:00 pas mesnatës së të dielës e deri në orën 08:00 të mëngjesit të të hënës. Kjo do të thotë që të gjithë të larguarit kanë vetëm 8 orë kohë për t’u kthyer në Tiranë dhe Durrës. Lajmi jepet nga kryeministri Edi Rama, i cili shton se të gjithë ata që jetojnë në këto dy qytete duhet të mos dalin jashtë, pasi mund të mos hyjnë dot sërish. Rama shkruan se “sipas të gjitha gjasave perimetri Tiranë-Durrës do të mbyllet prapë”.

NJOFTIMI I PLOTË I KRYEMINISTRIT EDI RAMA

 KUSH BANON NË TIRANË/DURRËS DHE ËSHTË LARGUAR PËR FUNDJAVË TË GJATË NË KORÇË OSE GJETKË, TË SIGUROHET TË HYJË NË PERIMETRIN E BLINDUAR GJATË HAPJES SË RRUGËVE HYRËSE, PAS MESNATËS TË SË DIELËS DHE JO MË VONË SE ORA 08.00 E MËNGJESIT.

? KUSH BANON NË TIRANË/DURRËS DHE ËSHTË AKTUALISHT BRENDA PERIMETRIT, TË SIGUROHET QË TË MOS PLANIFIKOJË LËVIZJE JASHTË PERIMETRIT NË FILLIMJAVËN E ARDHSHME (DUKE SHFRYTËZUAR HAPJEN E RRUGËVE NGA E DIELA NE MESNATË DERI TË HËNËN NË 08.00) SEPSE MUND TË MOS RIHYJË DOT!

SIPAS TË GJITHA GJASAVE PERIMETRI TR/DR DO TË MBYLLET PËRSËRI!

? FRIKË JO, KUJDES PO!

Kjo është masa më e re drastike e marrë nga qeveria pas një sërë vendimesh që u morën dje, për t’a kthyer Shqipërinë në një shtet-rrethim gjatë përballjes me COVID-19. Tashmë, Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe punës. Po ashtu shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll