Aktualitet

Kishte lidhje me të dënuar, të afërmit në burg ‘djegin’ Adnan Kosovën, prokurori shkarkohet nga detyra

13 Mars 2020, 15:02 Nga DOSJA
Kishte lidhje me të dënuar, të afërmit në burg

TIRANË– Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka vendosur që të shkarkojë nga detyra prokurorin Adnan Kosova, i cili pasi kaloi me sukses Vettingun u ankimua në KPA nga Komisioneri Publik.

Trupi gjykues i përbërë nga Sokol Çomo, kryesues, Ina Rama relatore dhe  Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, vendosi të rihapë hetimin për Kosovën pasi u kishin mbërritur denocime se hetuesi kishte lidhje të ngushta me njerëz të dënuar, të cilët i kishte familjarë.

Menjëherë u kërkua informacion nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Prokuroria e Përgjithsme, të cilat mesa duket kanë pohuar denoncimin ndaj Kosovës.

NJOFTIMI: 

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relator, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) nr. 13/2019, datë 27.02.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, kundër vendimit nr. 90, datë 20.12.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Adnand Kosova. Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues, me shumicë votash, vendosi:

U shpall sot, në Tiranë, më datë 13.03.2020.  

Prokurori pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Adnan Kosova doli para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 20 dhjetor të vitit 2018, “sitë” të cilën e kaloi pa probleme por u ankimua si nga Komisioneri Publik ashtu edhe ndërkombëtarët e ONM-së.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adnand kosova kpa vettingu adnand kosova kpa vettingu

Sondazh

Poll