Aktualitet

ITINERARI/ U kthye nga Italia më 8 mars, Olsi Bylyku shkoi në provat e “Klanifornias” gjithë javën, takoi aktorët dhe v

13 Mars 2020, 15:06 Nga DOSJA
ITINERARI/ U kthye nga Italia më 8 mars, Olsi Bylyku shkoi në provat e

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje nga itinerari që ka kryer aktori Olsi Bylyku pas ardhjes së tij nga Italia. Aktori i “Klanifornia” që ditën e sotme u ndalua nga Policia e Shtetit, sepse sipas Gazetës Tema po lëvizte në rrugë me automjetin e tij pa u pajisur me lejen e posaçme, ka vijuar jetën e tij normalisht pas kthimit nga Italia.

Ditët e fundit, Dosja.al ka mësuar se Bylyku ka qenë në ambientet e Tv Klan dhe ka marrë pjesë në provat e spektaklit  “Klanifornia”. Rrjedhimisht, aktori ka qenë në kontakt metë gjithë aktorët e tjerë dhe ka prekur shumë objekte në vendin ku bëhen provat. Edhe pse ende nuk dihet nëse aktori Olsi Bylyku, është apo jo i infektur me Covid-19, fakti që ka pasur një rreth të gjerë kontaktesh e bën atë më të rrezikshëm.

Gazeta Tema publikoi lajmin se policia ka ndaluar aktorin e TV Klan Olsi Bylyku, në një nga postoblloqet e kryeqytetit teksa ky i fundit kishte vendosur të sfidonte urdhrin e Policisë së Shtetit. Bylyku nuk ishte i pajisur me lejen e posaçme siç ka paralajmëruar policia dhe pas kontrolleve rrezultoi se ai ka ardhur nga Italia më 8 mars në vend, në një kohë që urdhrat e autoriteteve ligjzbatuese janë të qarta.

Aktualisht Bylyku ndodhet në banesën e tij ku edhe është shoqëruar nga efektivët, ndërsa vetëm një ditë më parë publikoi një video ku u kërkonte të gjithë shqiptarëve që të qëndronin në shtëpi në mënyrë që të kujdeseshin për veten dhe familjarët e tyre dhe t’i mbronin ata nga koronavirusi.

 

 

A post shared by Olsi Bylyku (@olsibylyku1) on

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat për koronavirusin ne shqiperi olsi bylyku masat për koronavirusin ne shqiperi olsi bylyku

Sondazh

Poll