Aktualitet

“O ma kush është ky burri”/ Ish-kryebashkiaku i PS-së ‘njihet’ me familjen në karantinë: Paskam goxha grua, lan, sh

13 Mars 2020, 15:17 Nga DOSJA
“O ma kush është ky burri”/ Ish-kryebashkiaku i PS-së

TIRANË– Ish-kryebashkiaku i Partisë Socialiste, Shpëtim Gjika ka përcjellë përmes rrjeteve social, mënyrën e si ai po e kalon periudhën e karantinimit në këtë kohë që Covid-19 ka infektuar 33 persona në vendin tonë. në një status në Facebook, Gjika shkruan se është karantinuar në shtëpinë e tij në Vlorë dhe vetëm këto dy ditë ishte njohur me gruan e tij, Adrianën, pasi e kishte harruar fare. me nota humori ish-kryebashkiaku shkruan se gruaja e tij vjen vërdallë në shtëpi, lan e shpëlan, gatuan dhe bën gjithçka. Edhe vajza e tij, sipas Gjikës ishte surprizuar kur e kishte parë të atin në shtëpi.

“Këto dy ditë që jam mbyllur në karantinë, vinte vërdallë nëpër shtëpi një grua, dhe goxha grua në fakt, se lante e shpëlante, hekuroste e bënte gjellën, gjithë këto ditë flutur në shtëpi ?!
Më dukej si fytyrë shumë e njohur, por meazallah se e kujtoja dot ku e kisha parë ?!
Sot mora guximin e pyeta për emrin!
Më befasoi përgjigja e saj ?!
Më tha se quhej Adriana Gjika dhe qënkesh gruaja ime ??!
Uuuueeee po u dashkej karantina që ta rinjihja se e kisha harruar fare ??!
Ndërkohë nga dhoma tjetër dëgjohet Era :- O ma kush është ky burri që po na rri kaq shumë në shtëpi ???! Rri e qetë t’u bëftë mami se sapo më tha ky burri që qënka Shpëtim Gjika, babi yt e bashkëshorti im ??! Po hajd se do kemi kohë plot të njihemi ?? !
Çdo e keqe e ka një të mirë ?! Ne rrimë në shtëpi ??! Stop Coronavirusit ✋! Ne do t’ia dalim ???!”- shkruan Gjika në Facebook.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat për koronavirusin ne shqiperi shpetim gjika masat për koronavirusin ne shqiperi shpetim gjika

Sondazh

Poll