Aktualitet

Të shtruar në kafe e raki, banorët e Krujës ngrenë dolli për ‘koronavirusin’, s’pranojnë të karantinohen

13 Mars 2020, 15:51 Nga DOSJA
Të shtruar në kafe e raki, banorët e Krujës ngrenë

TIRANË– Banorët e Krujës nuk pranojnë t’u nënshtrohen rregullave strikte për të minimizuar përhapjen e koronavirusit. Top-Channel ka publikuar një kronike, teksa ka vizituar këtë zonë dhe ajo që është vënë re janë kafet e shumta që vijojnë të qëndrojnë hapur pavarësisht urdhërit të prerë të qeverisë. Të shtruar në kafe e raki, krutanët i qëndrojnë ballë lart Covid-19 që deri më tani ka prekur 33 persona në vendin tonë.

Ndërsa në Tiranë, njerëzit janë të izoluar krejtësisht dhe në mënyrë të prerë është ndaluar qarkullimi i mjeteve private. Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kruje masat për koronavirusin ne shqiperi kruje masat për koronavirusin ne shqiperi

Sondazh

Poll