Aktualitet

“Vdes kush nuk vrapon”/ Qytetarët zhvishen në Durrës e marrin rreze dielli, joshja e detit i bën të sfidojnë masat

13 Mars 2020, 16:13 Nga DOSJA
“Vdes kush nuk vrapon”/ Qytetarët zhvishen në Durrës

DURRËS– Qytetarët e Durrësit nuk e kanë privuar veten nga rrezet e ngrohta të diellit që ofronte dita e sotme pas rritjes së temperaturave. “A2CNN”, ka shkuar pranë bregut të detit adriaktik ku është përballur me shumë nga qytetarë, të cilët janë shtrirë në rërë për të marrë rreze.

Të zhveshur, ata tregojnë për kamerën se nuk u rezistojnë dot rrezeve të ngrohta. “Unë këtë punë kam, 12 muajt e vitit. po pashë diell do dal. kemi një shprehje ne këtej, kush nuk vrapon vdes,”- thotë njëri prej tyre.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.


(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat për koronavirusin ne shqiperi qytetaret ne durres masat për koronavirusin ne shqiperi qytetaret ne durres

Sondazh

Poll