Aktualitet

Shqiptarët gjejnë mënyra si të mos mërziten në karantinë, një prej tyre shijon banjën e diellit në ballkon

13 Mars 2020, 14:30 Nga DOSJA
Shqiptarët gjejnë mënyra si të mos mërziten në

TIRANË- Tirana, Durrësi dhe qytete të tjera nga sot janë vendosur në karantinë dhe qytetarëve u është kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi. Por shumë prej qytetarëve nuk kanë qëndruar dot dhe kanë dalë sërish në rrugë, për të marrë ajër dhe për xhiro.

Ata që kanë qëndruar të mbyllur dhe nuk mundin dot që të shfrytëzonin dot diellin që ishte i ngrohtë, kanë gjetur mënyrë alternative për të marrë rreze. Siç shihet në foton e LSA, një banor në Tiranë është shtrirë në ballkonin e tij dhe ka shfrytëzuar diellin njësoj sikur të ishte shtrirë në rërë në plazh.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 masat për koronavirusin ne shqiperi shqiperia ne shtet rrethim koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 masat për koronavirusin ne shqiperi shqiperia ne shtet rrethim

Sondazh

Poll