Bota

Ministrja e Drejtësisë paralajmërim të fortë për bizneset: Kush nuk i lë pushim nënat me fëmijët që i ushqejnë me gj

13 Mars 2020, 10:08 Nga DOSJA
Ministrja e Drejtësisë paralajmërim të fortë për

KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka marrë masa kundër COVID-19, edhe pse ende nuk ka asnjë rast të konfirmuar. Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu u ka bërë thirrje të gjithë pronarëve të bizneseve që të zbatojnë urdhrin e qeverisë se përndryshe do ketë masa të forta dhe penalizim kundër tyre.  Në një reagim në Facebook, Haxhiu shkruan se nëri prind duhet të qëndrojë në shtëpi dhe të kujdeset për fëmijët dhe shumë prej tyre i ushqejnë me gji.

“Punëdhënësit duhet të zbatojnë Vendimin e Qeverisë edhe për nënat vetushqyese. Pika e parë e Vendimit të Qeverisë kërkon lirimin e njërit prind nga puna për shkak të kujdesit ndaj fëmijëve. Në rastet e nënave vetushqyese ky Vendim nuk po zbatohet me arsyetimin e mospërmendjes shprehimisht në Vendim. Nënat vetushqyese i rrisin fëmijët të vetme. Abuzimi i punëdhënësve në këto raste është i papranueshëm dhe penalizohet! Qëllimi i lirimit të njërit prind është kujdesi ndaj fëmijës dhe në rastet e nënave vetushqyese do të thotë që duhet të lirohet nëna! Do ta denoncojmë secilin punëdhënës që e shkelë Vendimin”, shkruan Haxhiu.

Ndërkohë qeveria e Kasovës ka marrë dhe një masë tjetër sot duke mbyllur kufijtë me Shqipërinë për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albulena haxhiu masat kunder virusit ne kosove albulena haxhiu masat kunder virusit ne kosove

Sondazh

Poll