Aktualitet

Katër orë në rrugë, banorët e Astirit përplasen me Policinë: Unazën nuk e merrni dot (Foto+VD)

19 Mars 2019, 20:06 Nga DOSJA
Katër orë në rrugë, banorët e Astirit përplasen me

TIRANË- Banorët e “Unazës së Re” kanë vijuar dhe sot protestën e tyre kundër projektit që prek disa nga shtëpitë e tyre, duke qendruar në rrugë për katër ore. Ata kanë denoncuar dhe janë shprehur se janë kërcënuar nga Policia, pasi po protestojnë për disa orë duke bllokuar qarkullimin e makinave në atë zonë.

Një prej banorëve të Unaznës së Re, u shpreh se: Kjo nuk është lojë, kjo është për jetë a vdekje. Ne do punojmë për të bërë Shqipërinë një shtet normal. Kemi vendosur që ta vazhdojmë jetën në Shqipëri, në një shtet normal.

Ndërsa një banor tjetër, i bëri thirrje drejtorit të Policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziut, që të largojë policët që i kanë rrethuar.

“I bëj thirrje drejtorit të Polcisë së Tiranës, largo policinë, nuk e merrni dot Unazën me dhunë. Ne nuk tërhiqemi, këtu do flemë në rrugë, ose largo policinë ose në do përshkallëzojmë protestën tonë”, u shpreh banori.

Ndërkohë në këtë protestë ka marrë pjesë dhe një fëmijë i cili ka thënë se ai do të mbrojë shtëpinë e tij me gjak.

Shtëpinë time nuk e prish dot asnjëri. Ajo shtëpi do kaloj kur të kalojnë mbi turpin tim. Do ta mbrojmë me gjak dhe me çdo gjë që kam në dorë”, u shpreh i mituri.


Pas thirrjeve të tyre, protestës i është bashkuar dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili është pritur me ovacione. (Lexo këtu)

Banorët e Unazës së Re, për më shumë se katër muaj janë duke protestuar kundër projektit për rehabilitimin e rrugës, pasi preken disa nga banesat e tyre.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e banoreve te astirit protesta e banoreve te unazes se re unaza e re protesta e banoreve te astirit protesta e banoreve te unazes se re unaza e re

Sondazh

Poll