Aktualitet

Dosja Habilaj shkon në Gjykatë/ Krimet e Rënda marrin si të pandehur nëntë persona

19 Mars 2019, 16:37 Nga DOSJA
Dosja Habilaj shkon në Gjykatë/ Krimet e Rënda marrin si të

TIRANË– Gjykata e Krimeve të Rënda ka kaluar për gjykim dosjen hetimore ndaj grupit të Habilajve.

Krimet e Rënda kanë marrë si të pandehur: Moisi Habilajn, Florjan Habilajn, Armando Koçerrin, Fatmir Minajn, Nezar Seitin, Sabaudin Çelën, Tigrens Mezurajn, Maridjan Sulajn dhe Armando Sulajn.

Nëntë të arrestuarit akuzohen për: “Trafik ndërkombëtar të narkotikëve”, “Grup të strukturuar kriminal” dhe “Kultivim të narkotikëve. I vetmi që ndodhet në Shqipëri është Armando Koçerri ndërsa të tjerët ndodhen në Itali ku edhe po zhvillohet gjyqi ndaj tyre.

Grupi i Habiljave akuzohet për trafik narkotikësh kryer në bashkëpunim nga Vlora drejt Italisë. 

Të arrestuarit akuzohen se në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal kanë trafikuar drejt Italisë tonelata me lëndë narkotike kanabis sativa. Pjese e hetimeve kanë qënë edhe persona me ndikim në Policinë e Shtetit, të cilët i kanë ndihmuar që pjesëtarët e grupit të Habiljave t’i shpëtojnë kontrolleve.

Teksa gjyqi për Habilajt po zhvillohet në Itali, në Shqipëri të pandehur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda janë marrë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe tre ish-zyrtarë të lartë të policisë së Vlorës, Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e krimeve te renda grupi i habiljave moisi habilaj saimir tahiri gjykata e krimeve te renda grupi i habiljave moisi habilaj saimir tahiri

Sondazh

Poll