Aktualitet

Dalin emrat e kandidatëve për ILD-në, mes tyre ish-kryetarja e KQZ-së

19 Mars 2019, 16:36 Nga DOSJA
Dalin emrat e kandidatëve për ILD-në, mes tyre ish-kryetarja e

TIRANË- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka shpallur datën 20 mars, si afatin e fundit për konkurrentët që synojnë postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Deri tani për në Inspekoratin e Lartë të Drejtësisë kanë aplikuar: Marsida Xhaferrllari, për të cilën Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk dha asnjë vendim nëse duhej të shkarkohej apo konfirmohej në detyrë. Gjithashtu edhe anëtari i Gjykatës Administrative, zoti Artur Malaj, për të cilin është apeluar vendimi pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pavarësisht se KPK-ja e konfirmoi në detyrë, si dhe Lefterie Lleshi, ish-kryetarja e Komisionit Qendor të Zgjedhjeve.

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë është një institucion që do të shqyrtojë procedimet ndaj gjyqtarëve që kapen me shkelje.

Më tej mësohet se gjithashtu ky institucion do të bëjë edhe hetimin për anëtarët e KLP-së për marrjen e masave ndaj tyre. Ky institucion mund të nis hetim edhe për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe të Kushtetueses.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artur malaj inspektorati i larte i drejtesise keshilli i larte i drejtesise lefterie lleshi marsida xharerrllari artur malaj inspektorati i larte i drejtesise keshilli i larte i drejtesise lefterie lleshi marsida xharerrllari

Sondazh

Poll