Aktualitet

Pajisi grupet kriminale me 500 pasaporta britanike, arrestohet 37 vjeçarja shqiptare

19 Mars 2019, 18:52 Nga DOSJA
Pajisi grupet kriminale me 500 pasaporta britanike, arrestohet 37

BRITANI- Një 37-vjeçare shqiptare është arrestuar sot nga policia angleze, pasi dyshohet se ajo ka ndihmuar grupe kriminele që të pajisen me 500 pasaporta britanike.

Sipas mediave britanike mësohet se arrestimi i 37-vjeçares, identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur, është finalizuar nga Agjencia Kombëtare e Krimit në kuadër të një operacioni që synonte identifikimin e një rrjeti kriminal që lehtësonte dhënien e shtetësisë dhe pasaportave britanike, si dhe pastrimin e parave për kriminelët.

Mediat britanike flasin dhe për një biznes që ishte ngritur nga gruaja shqiptare, e cila dyshohet se ka ndihmuar në pajisjen me pasaporta në qindra raste u arrestua nën akuzën e mashtrimit. Pas arrestimit, bëhet me dije se shqiptarja është e lënë lirë, teksa hetimet për përfshirjen e saj po vijojnë.

“Ne besojmë se ky rrjet i ka ofruar kriminelëve një mënyrë për të marrë pasaporta në Mbretërinë e Bashkuar, duke u dhënë atyre mjetet për të kryer krime të rënda dhe për të lëvizur nën radarin e zbatimit të ligjit”, u shpreh Andrea Wilson, kreu rajonal i Agjencisë Kombëtare të Krimit.

Policia britanike shton se nëntë persona u arrestuan dhe për shkelje të ligjit të emigracionit, dhe hetimet po vijojnë për të zbuluar rrjetin kriminal.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptarja ne angli grupi kriminal pasaporta false arrestohet shqiptarja ne angli grupi kriminal pasaporta false

Sondazh

Poll