Aktualitet

Gjykata liron 10 nga protestuesit e opozitës, 4 mbeten në burg

19 Mars 2019, 15:57 Nga DOSJA
Gjykata liron 10 nga protestuesit e opozitës, 4 mbeten në burg

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 4 nga të arrestuarit për protestën e opozitës të mbajtur në 16 mars. Mësohet se për 10 të tjerët togat e zeza kanë vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Në masën “arrest me burg” janë lënë Gazmir Bekshiu, Aldi Spaho, Ermir Bruka dhe Pal Daija, ndërsa një masë më të lehtë u vendose për Edison Tahiri, Klajdi Poci, Denaldo Buzi, Eduard Buzi, Elidjan Buzi, Florian Zeneli, Jeton Spahiu, Ali Bruci, Kevin Kastrati dhe Flamur Rrahja, të cilët u lanë me “detyrim paraqitje”.

Pas protestës Policia arrestoi 14 persona dhe 7 të tjerë janë ende në kërkim, pasi sipas uniformave blu ata kanë qenë pjesëmarrës në tubim.

Policia e Tiranës për katet e dhunës në protestë akuzoi qytetarët, ku dhe procedoi gjithësej 33 persona. Nga Policia është proceduar penalisht edhe Gazment Bardhi, sekretari i Përgjithshëm i PD-së dhe organizator i protestës së zhvilluar në 16 mars 2019. Gjatë protestës në Bulevard, Policia i bëri disa herë thirrje për kontroll të turmës si drejtues i saj. (Lexo këtu)

Protesta e opozitës e thirrur sot, 16 mars 2019, zgjati katër orë. Fillimishit nisi para kryeministrisë për të vijuar më pas para Parlamentit ku pati dhe përplasje. (Lexo këtu)

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhuna ne proteste gazment bardhi lirohen protestuesit protesta e opozites 16 mars 2019 dhuna ne proteste gazment bardhi lirohen protestuesit protesta e opozites 16 mars 2019

Sondazh

Poll