Aktualitet

Nisma “trash tag” vjen në Shqipëri, 21-vjeçari publikon fotot dhe sfidon miqtë e tij

19 Mars 2019, 15:03 Nga DOSJA
Nisma “trash tag” vjen në Shqipëri, 21-vjeçari

TIRANË– Një djalë i ri nga Tirana ka ndërmarrë nismën më të re të njohur tashmë në të gjithë botën si “trash tag”. 21-vjeçari Robert Deliaj ka gjetur një vend me mbeturina në zonën e Paskuqanit në kryeqytet, e ka fotografuar të ndotur, e ka pastruar dhe më pas e ka fotografuar sërish.

Deliaj i ka publikuar fotot në faqen e tij të Facebookut ku ka nominuar edhe dy shokët e tij. #trashtag eshte sfida me e re ne internet dhe une nuk rrija dot pa u bere pjese e saj dhe ta ktheja ne #trashtagalbania. Ndoshta nuk eshte shume, por tani ne lagjen time ka 8 thase me pak per tu pastruar, une kaq mund te beja! Frenkli Prengaj ⁩ Diogjen Kolici – ju nominoj ju! Cfare mund te beni ju?”- shkruan Roberti krahas fotove.

Vetëm pak ditë më parë faqja e Facebook, “Orkidea” publikoi një status ku nxiste të rinjtë shqiptarë që të ndërmerrnin këtë sfidë për t’u kthyer në viralë dhe për t’i ardhur në ndihmë ambjentit gjithashtu. (Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet paskuqan pastrim ambjenti robert delija sfida virale tirane trash tag paskuqan pastrim ambjenti robert delija sfida virale tirane trash tag

Sondazh

Poll