Aktualitet

Vrau shqiptarin se s’pagoi 200 dollarë qira, dënohet me 11 vite burg australiani

19 Mars 2019, 15:11 Nga DOSJA
Vrau shqiptarin se s’pagoi 200 dollarë qira, dënohet me 11 vite

AUSTRALI- Dënohet me 11 vite burg Jason Colton, 42-vjeçari Australian i shpallur fajtor për vrasjen e shqiptarit Ramiz Jonuzi, ngjarje e ndodhur në vitin 2017.

33-vjeçari shqiptar, Ramiz Jonuzi u vra pasi nuk kishte mundësi që të paguante dhomën që kishte marrë përmes shërbimit “Airbnb”.

Gjyqtari që gjykoi Colton tha se sulmi ishte frikacak, i egër dhe i paprovokuar. Por sërish, Colton e mohoi vrasjen.

Ramiz Jonuzi, ishte djalë i një familjeje emigrantësh shqiptarë në Australi. Ai gjeti vdekjen për një sasi prej 210 dollarë që nuk kishte për të paguar dhomën, shkruan BBC.

Vrasja ndodhi në lagjen “Brighton East” në Melburn, aty ku shqiptari ishte i detyruar të qëndronte për të mbyllur disa punë të tij.

Ai donte të zgjaste qëndrimin e tij me një javë, dhe në momentin e pagesës kishte rreth 10 dollarë. Në këtë çast, ai u përlesh me qiradhënësin, i cili e rrahu brutalisht, dhe e dhunoi bashkë me dy persona të tjerë.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet jason colton ramiz jonuzi vritet shqiptari ne australi jason colton ramiz jonuzi vritet shqiptari ne australi

Sondazh

Poll