Aktualitet

Theri shokun 20 herë, “Toni Montana” shqiptar rrëfehet për krimin: Ishte paguar që të më eliminonte

19 Mars 2019, 17:06 Nga DOSJA
Theri shokun 20 herë, “Toni Montana” shqiptar rrëfehet

BRITANI– I njohur si “Toni Montana shqiptar”, Mane Driza i cili akuzohet për vrasjen e mikut të tij Stefan Bledar Mones në vitin 1999 në Londër, me të cilin ndante apartamentin, ka rrëfyer para trupit gjykues, arsyet që e çuan drejt krimit.

Driza është shprehur se ditën e vrasjes, Mone kishte shkruar drejt tij me një shkop bejzbolli dhe një thikë. Ai vijon më tej duke theksuar se e vrau shokun e tij për vetëmbrojtje, pasi Mone ishte paguar nga të tjerë për ta eleminuar. “Pashë shumë gjak dhe humba kontrollin. I gjithë problemi është se Mone ishte paguar të më vriste. Ai më goditi me shkopin e bejzbollit dhe ndoshta edhe unë ndaj e godita më pas,”– mëohet të jetë shprehur ai, shkruan “Mirror”.

41 vjeçari emigroi në Britaninë e Madhe në gusht të vitit 1997, duke u shtirur si një 17 vjeçar i cili largohej nga lufta në Kosovë, pasi më 11 Prill të vitit 1997 Driza ka kryer edhe një tjetër vrasje të dyfishtë në Fier. Së bashku me të atin Nuredin Drizën, Mane vrau më 11 Prill të vitit 1997, Elmaz dhe Lavdosh Kananin, babë e bir dhe për këtë krim, Driza u dënua në vitin 2001 nga drejtësia shqiptare për vrasje me paramendim.

Për t’i shpëtuar dënimit, ai u largua drejt Britanisë. Ndërkohë pak muaj pasi kishte vrarë shokun e tij në Londër Stefan Bledar Mones, Driza eleminoi edhe dy shqiptarë të tjerë në Siçili, Artan Maskaj dhe Albert Blushaj, për motive që ende nuk dihen.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albert blushaj artan maskaj elmaz kanani lavdosh kananin mane driza nuredin driza stefan bledar mone tony montana shqiptar albert blushaj artan maskaj elmaz kanani lavdosh kananin mane driza nuredin driza stefan bledar mone tony montana shqiptar

Sondazh

Poll