Aktualitet

Me maska dhe doreza/ Rama publikon fotot, si po kryhet transporti i mjekëve dhe infermierëve në Tiranë, nga dy efektivë në

13 Mars 2020, 10:31 Nga DOSJA
Me maska dhe doreza/ Rama publikon fotot, si po kryhet transporti i mjekëve

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga transporti urban në Tiranë, i cili po përdoret vetëm nga mjekët dhe infermierët.  Në fotot e publikuara nga kryeministri të gjithë, mjekët, infermierët, policët dhe shoferët e mjeteve shfaqen me maska dhe doreza. Po kështu, secili person që hipën në autobus tregon dokumentin e autorizimit për të lëvizur.

“Transporti urban i posaçëm vetëm për personelin mjekësor do të funkisonojë me përpikmëri deri në fund të luftës”, shprehet Rama.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama koronavirusi ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll