Aktualitet

Tirana, Durrësi e Kavaja ‘model’ për vetë-karantinimin, lushnjarët e fierakët “të pabindur”, Braçe i nxjerr vetë

13 Mars 2020, 10:27 Nga DOSJA
Tirana, Durrësi e Kavaja ‘model’ për

TIRANË– Zv.kryeministri Erion Braçe ka dalë sot nga Tirana për të inspektuar nëse qytetet janë izoluar ashtu siç është dhënë edhe urdhëri nga kreu i qeverisë, Edi Rama. Braçe ka postuar video, fillimisht nga Tirana, më pas ka kaluar në Durrës, Kavajë, Lushnje e Fier për të parë nëse qytetarët janë vetë-karantinuar ashtu siç është dhënë edhe direktiva nga qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.


Kavaja, Durrësi dhe Tirana kanë qënë ‘model’ në zbatimin e urdhrave të qeverisë, pasi të gjitha ambientet publike janë mbyllur dhe në rrugë sheh shumë pak qytetarë. Dy qytetet më të “pabindura” kanë qënë Lushnja e Fieri, ku i fundit ka mbajtur hapur të gjitha lokalet edhe pse ka pasur raste të dyshuara, duke dalë kundër edhe thirrjes së qeverisë.

“Të gjitha kafenetë hapur në Fier! O njerëz a e kuptoni në çfarë rreziku jeni apo jo? Çohuni tani nga tavolinat e kthehuni në shtëpitë tuaja! Boll rrezikuat jetën tuaj, familjeve dhe gjithë qytetit!,”-shkruan Braçe.

Ndërsa në Lushnje, kanë qënë të moshuarit ata që nuk kanë pranuar që të rrinë brenda, duke detyruar zv.kryministrit që t’i largojë vetë nga rruga.

“Pashë kafenenë hapur dhe me njerëz të moshës së riskut nëpër tavolina. Disa i çova unë nga aty; të tjerë do t’i cojë policia! A e kuptoni që rrezikoni pa fund apo jo! Është për ju, familjet e qytetin, jo për mua!,”- shtoi zv.kryeministri.

 

 

#LUSHNJATANI Faleminderit shume shumices lushnjare per sakrificen! Por pashe ne kete Unaze-unazen e dyte, kafene hapur dhe me njerez te moshes se riskut neper tavolina! Disa i cova une nga aty; Te tjere do ti coj policia tani! A e kuptoni qe rrezikoni pa fund apo jo! Eshte per ju, familjet e qytetin, jo per mua! #RRINESHTEPINETENDE Kthehu tani!

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erion brace koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 erion brace koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll