Politike

Koronavirusi në Shqipëri, Basha nuk ndjehet i qetë: Kam shqetësim për prindërit e mi, kam dhe miq në gjendje jo të mirë

12 Mars 2020, 21:10 Nga DOSJA
Koronavirusi në Shqipëri, Basha nuk ndjehet i qetë: Kam

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me gjendjen në vend nga koronavirusi. 

I ftuar në emisionin “Opinion”, në një lidhje live, Basha u shpreh se ishte i shqetësuar për prindërit dhe të afërmit e tij, të cilët rrezikonin më shumë në këtë kohë. 

“Shqetësimi kryesor janë qytetarët shqipatarë. Kam shqetësim për prindërit e mi, për të afërm dhe miq që nuk janë në gjendje të mirë,”-tha Basha në fjalën e tij. 

Është rënduar bilanci me Covid-19 në Shqipëri, ku numri i të prekurve ka shkuar në 23. Një prej të prekurve, ndërroi jetë dje në Spitalin e Durrësit. Ndërkohë që vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe të punës. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve është që qytetarët të qendrojnë brenda.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi lulzim basha koronavirusi ne shqiperi lulzim basha

Sondazh

Poll