Politike

‘Tkurret’ LSi-ja/ Nimet Musai shkëputet nga strukturat, një tjetër kandidate dorëzon formularin në KQZ

19 Mars 2019, 12:59 Nga DOSJA
‘Tkurret’ LSi-ja/ Nimet Musai shkëputet nga strukturat,

FIER-  Ditën e sotme kreu i grupit te këshilltarëve te LSI në Fier, Nimet Musai, ka dhënë sot dorëheqjen nga mandati si kryetar i grupit këshilltar të LSI, për të pranuar mandatin e deputetit.

Gjatë mbledhjes së sotme, Musai pohon se do të japë kontribut për gjithçka që meriton vendi, duke shtuar se do të punojë për të mirën e qytetit të Fierit.

Në kuvend do të jem ai që jam në këshill. Do të jem një qytetar që do të punojë jo vetëm për të mirën e qytetit të Fierit. Por do të jap kontributin tim për gjithçka që meriton vendi jonë.

Nimet Musai, këshilltar i LSI-së

Po sot, ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qëndror Zgjedhor një tjetër kandidate për deputete në radhët e LSI-së. Bëhet fjalë për Enada Koçiraj.

Ndërsa, Nimet Musai ka dorëzuar para një jave formularin e dekriminalizimit duke konfirmuar marrjen e mandatit te Erisa Xhixhos në qarkun Fier. Nimet Musai ishte i katërti në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e vitit 2015 për qarkun e  Fierit.

Pas djegies së mandateve nga ana e “Opozitës së bashkuar”, ka shkuar në 18 numri i deputetëve “rebelë” që kanë zgjedhur të marrin mandatin në Kuvendin e Shqipërisë. Një pjesë e tyre janë betuar para deputetëve të maxhorancës në Kuvend, ndërsa një pjesë tjetër pret që Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve t’ju japë zyrtarisht mandatin, teksa ata kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve enada koçiraj. fier kqz lsi nimet musai djegia e mandateve enada koçiraj. fier kqz lsi nimet musai

Sondazh

Poll