“Numri i të infektuarve do të rritet”, Tomini: Presim raste të reja, ja me kë qëndroi në dhomë viktima 73-vjeçare
TIRANË- Drejtuesja e Shërbimit të Inteligjencës Epidemiologjike, pjesë e Task-Forcës së Ministrisë së Shëndetësisë, Eugena Tomini, tha në një lidhje me “Skype” në emisionin “Real Story”, në Neës24, se numri i personave të prekur me koronavirus në Shqipëri pritet të rritet nga dita-ditë.
Tomini sqaroi dhe rastin e Durrësit, ku një 73-vjeçare ndërroi jetë, duke u bërë viktima e parë në Shqipëri nga koronavirusi, duke thënë se para se të shfaqte shenja të virusit vdekjeprurës ajo ka qëndruar në dhomë me dy zonja të tjera, të cilat kanë rezultuar pozitive.
Intervista:
Në qarqet që ka nisur karantimi, a ka rrezik të përhapjes së COVID-19?
Eugena Tomini: Fluksi më i madh i udhëtarëve është përqendruar në zonat me popullatën më të madhe. Sigurisht që harta e monitorimeve policore është më e madhe se harta e të prekurve me COVID-19. Nga 23 rastet pozitive, përveç rasteve të para, kemi dhe kontaktet, zinxhiri pason në ndjekjen e kontakteve hap pas hapi.
Është thënë se do të ketë një rritje të të infektuarve, a pritet që java tjetër të regjistrojë rritje të numrave me COVID?
Priten raste të tjera. Duhet theksuar fakti që 80% e rasteve mund ta kalojnë lehtë. Është shumë e rëndësishme të respektohen masat. Jemi në pritje të rasteve të reja, sepse periudha e gjatë 14 ditore e karantinimit bën që të kemi kontakte më të shumta.
Më duhet t’i rikthehem rastit të Durrësit, viktimës dhe dy të prekurve që lidhen me të. a është ky një rast që e keni nën kontroll ose nën monitorim? Sepse kjo mund të jetë një vatër, që mund të sjell një mini-epidemi.
Të dy rastet e Durrësit janë pa simptoma, gëzojnë shëndet të mirë. Punonjësit shëndetësorë janë testuar dhe kanë rezultuar negativë. Jemi në kontakte të tjera, për të kapur të gjitha hallkat. Rasti ka qenë në një dhomë me dy paciente të tjera, por në momentin që ka shfaqur shenja klinike është izoluar në një dhomë të vetme. Para se të shfaqte shenja, viktima ka qenë me dy zonja, që kanë rezultuar pozitive.
Marrë nga Ballkan web
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
“Vijnë telefonata pa lidhje me koronavirusin”/ Skënder Brataj: 3 ditët në vijim pritet të jetë piku i numrit të infek
TIRANË- Mbrëmjen e sotme në Open, në një lidhje të drejtpërdrejtë Skënder Brataj, drejtor i qendrës Kombëtare të Urgjencës tha se në këto 3 ditë pritet të ...
‘A e përballojmë dot koronavirusin?’/ Rama i kthehet Fevziut: S’jemi më të zotë nga Italia, koronavirusi
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Opinion” nëpërmjet një lidhjeje live ka folur lidhur me përhapjen e koronavirusit në Shqipëri. I pyetu...
COVID-19, Bashkia e Durrësit mbyll tregjet industriale
DURRËS– Në kuadër të masave parandaluese për përhapjen e koronavirusit, bashkia e Durrësit ka marrë vendimin për të mbyllur tregjet industriale përko...
“Ju mirëpresim plot shëndet në të ardhmen e afërt”, mbyllet restoranti në Kukës për shkak të koronavirusit (FOTO)
KUKËS– Në të gjithë vendin janë evituar daljet e tepeta dhe levizjet në rrugë, për shkak të koronavirusit. Qeveria lajmëroi mbylljen e lokaleve, palestrave...
Koronavirusi, pneumologu jep KËSHILLAT: Duhet të jeni vigjilentë, nëse keni probleme në frymëmarrje…
TIRANË -Koronavirus që u përhap me shpejtësi nga Kina ka prekur 109 shtete në të gjithë botën. Në listën e vendeve të prekura është futur edhe Shqipëria që...
Masat për koronavirusin/ Kisha ortodokse mesazh besimtarëve: Ejani vetëm për t’u rrëfyer, mos PUTHNI ikonat, pezullohen s
TIRANË– Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka marrë masa mbrojtëse gjithashtu kundër përhapjes së koronavirusit në vend. Kisha ka njoftuar se &ccedi...
Sherr në Elbasan, tre të rinj plagosin me thikë një 21- vjeçar, dërgohet me urgjencë në spital
ELBASAN- Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. Mësohet se tre të rinj kanë plagosur me thikë një 21-vjeçar. I riu me inic...
“Dolëm për të marrë të marrë ushqim, e i futëm një xhiro”/ Qytetarët thyejnë rregullat, shëtitje nga liqeni
TIRANË- Shqiptarët nuk izolohen të gjithë për tu mbrojtur nga koronavirusi. Mjekët bëjnë thirrje që të mbajmë higjienë personale dhe të vetëizolohemi në sh...
Një orar për çdo turn, publikohet HARTA dhe ORA, ja ku do t’i gjejnë ‘bluzat e bardha’ urbanet për të shkuar në QSU
TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dhënë detaje lidhur me transportin për mjekët e infermierë...