Sport

Varane do largohet nga Real Madrid në fund të sezonit tjetër

19 Mars 2019, 18:57 Nga DOSJA
Varane do largohet nga Real Madrid në fund të sezonit tjetër

Raphael Varane po mendon të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit.

Kështu shkruan e përditshmja franceze L’Equipe, sipas të cilës mbrojtësi po kërkon sfida të reja, edhe pse në stolin e trajnerit të klubit madrilen është kthyer Zinedine Zidane.

Në fillim të sezoni të kaluar Varane rinovoi kontratën deri në qershor të vitit 2022, por situata e krijuar së fundmi me daljen nga gara për trofe ka ndikuar në anën psikologjike të lojtarit.

Klubi që dëshiron shërbimet e 25-vjeçarit duhet të arrijë një marrëveshje me Realin.

Kjo pasi klauzola e largimit është 200 milionë euro, një shifër kjo e madhe për një mbrojtës.

Kartoni i Varane, i cili mbush 26 vjeç vlerësohet rreth 80 milionë euro.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport raphael varane real madrid raphael varane real madrid

Sondazh

Poll