Sport

FSHF bën njoftimin, 2 emra të rinj në kombëtaren U21

19 Mars 2019, 16:14 Nga DOSJA
FSHF bën njoftimin, 2 emra të rinj në kombëtaren U21

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se kombëtarja U21 ka pësuar disa ndryshime pas zhvillimeve të fundit, ku portieri Gentian Selmani është grumbulluar me ekipin kombëtar A dhe vendin e tij në skuadër e ka marrë portieri i Erzenit, Elton Vata.

Një tjetër i grumbulluar nga trajneri Bushi, për këto dy ndeshje është Senad Hysenaj, që vjen nga Besa, duke marrrë vendin e Leonidas Rossi, i cili refuzoi grumbullimin për të zgjedhur U-21 e Greqisë.

Ditën e nesërme, e mërkurë, datë 20 Mars 2019, në orën 11:00 në stadiumin Elbasan Arena do të zhvillohet konferenca për shtyp me Giacomo Vrionin dhe Arbnor Muçolin.

Ata do të flasin për ndeshjet që Shqipëria U-21 do të luajë kundër Turqisë më 23 Mars në Elbasan Arena dhe 26 Mars ndaj Andorras në transfertë. 

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport elton vata federata fshf kombetarja u21 elton vata federata fshf kombetarja u21

Sondazh

Poll