Sport

Barcelona gjen zëvendësuesin e Suarez, sulmuesi i Frankfurt në ‘Camp Nou’

19 Mars 2019, 18:24 Nga DOSJA
Barcelona gjen zëvendësuesin e Suarez, sulmuesi i Frankfurt në

Barcelona ka djegur konkurrencën dhe ka arritur të bëjë të vetin sulmuesin serb Luka Joviç, i cili është pjesë e Eintrachtit të Frankfurtit.

Lajmi u transmetua gjatë pasdites së sotme nga radioja katalane RAC1, sipas të cilës drejtuesit e Barcelonës kanë takuar menaxherin e futbollistit, Fali, javën e kaluar në Milano.

Gjithashtu mësohet se palët kanë rënë dakord për detajet e transferimit, që pritet t’i kushtojë Barcelonës të paktën 60 milionë euro.

Luka Joviç është një 21-vjeçar serb, i lindur në Bosnjë dhe që prej vitit 2017 luan me skuadrën gjermane, ku në 46 takime, ka shënuar 23 gola.

B.N/dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona luka jovic barcelona luka jovic

Sondazh

Poll