Sport

12 Mars 2020, 16:31 Nga DOSJA

TIRANË- Ish-futbollisti i Dinamos, Namik Jareci, është ndarë sot nga jeta në moshën 78-vjeçare. Ai ka qenë edhe gjyqtar futbolli, pasuar nga i biri Sokol Jareci.

Ky i fundit sot ka reaguar në Facebook për humbjen e të atit, duke shkruar se i mirëkupton të afërmit dhe miqtë, të cilët nuk mund të bëjnë vizita për shkak të Coronavirus-it.

Meqenëse jemi në një situatë të jashtëzakonshme, për të qenë korrekt me protokollin e kësaj situate, duhet të shmangim takimet dhe grumbullimet, prandaj ngushëllimet i presim edhe nëpërmjet SMS-ve”, shkruan Sokol Jareci.

Ju lutem të na mirëkupton, ashtu siç edhe ne do t’ju mirëkuptojmë’, shton ai në rrjetin social.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coronavirus dinamo mesazh namik jareci sms coronavirus dinamo mesazh namik jareci sms

Sondazh

Poll