Politike

“1.2 milionë maska të skaduara për personelin”/  Bardhi i përgjigjet Ramës dhe Manastirliut: Po gënjejnë njerëzit p

11 Mars 2020, 19:53 Nga DOSJA
“1.2 milionë maska të skaduara për personelin”/ 

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama. Teksa ka akuzuar Ramën dhe ministren Manastirliu se po gënjejnë publikisht njerëzit për koronavirusin, ka publikuar një video, lidhur me rastin e vdekjes së 73-vjeçares në Durrës, pasi ishte e prekur nga koronavirusi.

Sipas Bardhit është fakt që qeveria shpërndau 1.2 milionë maska të skaduara për personelin shëndetësor.

REAGIMI I PLOTË I GAZMEND BARDHIT: 

Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu po gënjejnë njerëzit për situatën reale të koronavirusit. Dëshmia në video e nxjerr zbuluar propagandën e rrezikshme të qeverisë!

Është fakt që qeveria shpërndau 1.2 milionë maska të skaduara për personelin shëndetësor.

Është fakt që qendrat shëndetësore dhe shumica e spitaleve nuk kanë mjetet e duhura për të përballuar situatën. Është fakt që e moshuara në Durrës, që u nda nga jeta, u mbajt në dhomë për disa ditë me pacientë të tjerë.

As gënjeshtrat ndaj qytetarëve dhe as sulmi ndaj opozitës nuk e mbulojnë dot paaftësinë dhe mungesën e përgatitjes së qeverisë. Shikoni vetë më poshtë sesi dalin sheshit gënjeshtrat e qeverisë për rastin fatal në Durrës.

Reagimi i Bardhit vjen, pasi Ogerta Manastirliu, tha paditen e sotme në një deklaratë për mediet se mjekët dhe infermierët që i shërbyen të moshuarës që vdiq nga koronavirusi, kanë rezultuar të pastër.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 15 të infektuar dhe 1 i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës ka ndërruar jetë. Në Tiranë janë 10 pacientë të cilët kanë lidhje nga rasti ‘0’, ndërkohë rasti i Lushnjes është i veçuar dhe me historik udhëtimi Italinë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gazmend bardhi ogerta manastirliu viktimat e koronavirusit ne shqiperi edi rama gazmend bardhi ogerta manastirliu viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll