Politike

Rama ftesë personelit mjekësor që ka dalë në pension: Do keni 1000 euro shtesë, ejani të luftojmë bashkë Covid-19

11 Mars 2020, 19:35 Nga DOSJA
Rama ftesë personelit mjekësor që ka dalë në pension:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të gjithë mjekëve, infermierëve dhe epidemiologëve, që kanë dalë në pension, që të bashkohen me personelin aktual, në trajtimin e të shtruarve dhe të infektuarve me Covid-19. Në një deklaratë të përbashkët me mediat me ministren Ogerta Manastirlou, Rama tha se ata që kanë lënë gjurmë në sistemin shëndetësor dhe pranojnë të kthehen sërish do të marrin 1000 euro shtesë mbi pensionin, njësoj si personeli mjekësor aktual.

Kemi bërë thirrje. kemi nevojë për mjekë që të jenë të gatshëm në të gjithë harkun kohor. Mjekë, infermierë, epidemiologë apo të tjerë që kanë lënë gjurmë në sistemin tonë dhe në shëndetësi i ftoj të na bashkohen. Do kenë 1000 euro shtesë mbi pension, ashtu siç thamë dhe për bonuset e stafit aktual,”– tha kryeministri.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 15 të infektuar dhe 1 i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës ka ndërruar jetë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama viktimat e koronavirusit ne shqiperi edi rama viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll