Politike

Manastirliu: Në 24 orë i hodhëm poshtë 3 propaganda Bashës, mjekët rezultuan të pastër

11 Mars 2020, 19:19 Nga DOSJA
Manastirliu: Në 24 orë i hodhëm poshtë 3 propaganda

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se mjekët dhe infermierët që i shërbyen të moshuarës që vdiq nga koronavirusi, kanë rezultuar të pastër, por nga ana tjetër vijojnë analizat për pacientët dhe familjarët.

Manastirliu iu përgjigj edhe Bashës, lidhur me mjekun që u vetkarantianua, pasi vizitoi pacientët e dyshuar me kornavirus, duke i thënë se në 24 orë i hodhi poshtë 3 propaganda dhe se nuk do të merret më me të.

“Të gjitha testimet kanë rezultuar negative që do të thotë se mjekët dhe infermierët kanë punuar sipas të gjitha protokolleve dhe masave të udhëzuara për trajtimin e rasteve të dyshuara me covid 19. Vijon kampioni i dytë i analizave për sa i përket pacientëve dhe familjarëve dhe investigimi dhe identifikuar në kohë rastet  e prekura. Në 24 orët e fundit janë tre fakte dhe dëshmi që hedhin poshtë propagandën e Lulzim Bashës, maskat e skaduar, ngritja e alarmit se janë infektuar mjekët dhe infermierët dhe masa dhe mungesa e masave dhe mbrojtjes personale të stafit mjekësor. Për ne mjekët dhe infermierët janë të parët. Nuk merrem më me Lulzim Bashën, fokusi ynë vetëm të luftojmë armikun e padukshëm, koronavirusin. Nuk  luftojmë më kundër mullinjve të erës’, tha Manastirliu.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 15 të infektuar dhe 1 i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës ka ndërruar jetë. Në Tiranë janë 10 pacientë të cilët kanë lidhje nga rasti ‘0’, ndërkohë rasti i Lushnjes është i veçuar dhe me historik udhëtimi Italinë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.

(a.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir allkja lulzim basha ogerta manastirliu viktimat e koronavirusit ne shqiperi ilir allkja lulzim basha ogerta manastirliu viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll