Politike

Rama i dëgjon fjalën Bashës: Po diskutojmë çështjen e kredive për personat dhe bizneset

11 Mars 2020, 19:14 Nga DOSJA
Rama i dëgjon fjalën Bashës: Po diskutojmë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se riskedulimi i kredive për personat dhe bizneset po diskutohet. Pas propozimeve të bëra nga kryeopozitari Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat, kryeministri tha se gjithçka do të merret parasysh dhe do të diskutohet ndërkohë që shprehu besimin se situata do të përballohet, ashtu siç ndodhi me tërmetin.

Kjo situatë do të zgjasë por nuk do të zgjasë pafundësisht. Kreditë e bizneseve dhe njerëzve po diskutohen. Çështja e kredive është marrë parasysh por është e pamundur dhe qesharake që një palë tjetër të dalë dhe të flasë për masat që duhet të merren një ditë më pas. Prioritet kemi shëndetin e njerëzve. Ne do ia dalim me këtë ashtu siç ia dolëm edhe me çështjen e tërmetit,”- tha Rama. 

Kryeopozitari Lulzim Basha doli sot në një deklaratë dhe propozoi marrjen e disa masave që do t’u shërbejnë njerëzve gjatë periudhës së izolimit. Ndër të tjera, Basha i bëri thirrje sistemit bankar të riskedulojë këstet e kredive për rrethanat nga kriza.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 15 të infektuar dhe 1 i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës ka ndërruar jetë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha viktimat e koronavirusit ne shqiperi edi rama lulzim basha viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll