Politike

“Haje bukën se të erdhi polici”/ Kryemadhi: SPAK-ut i druhet Rama, jo deputetët pa mandate

19 Mars 2019, 12:31 Nga DOSJA
“Haje bukën se të erdhi polici”/ Kryemadhi: SPAK-ut i

SHKODËR- Pas takimit të zhvilluar gjatë ditës së sotme me qytetarët e Shkodrës, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, deklaroi se nuk mund të ketë zgjedhje vendore, pasi shitblerja e votës është shumë e qartë në këtë vend. Sipas kryetares së LSI-së, zgjedhjet lokale të 30 qershorit, janë teknike dhe kalimtare.

Njerëzit janë të lirë të protestojnë në mënyrën më interesante, ne si ish-deputetë të parlamentit jemi në lëvizje të pandalshme. S’ka nevojë për sensibilizim, tashmë është reagimi i një qeverie të ikur, e cila sa më shumë që zgjat agoninë e saj aq më shumë zgjat agoninë e saj i bën dëm Shqipërise, por jo vetëm, edhe Partise socialiste. Nuk mund të ketë zgjedhje vendore kur këtu dilet hapur se ka një shitblerje të votës nga grupet kriminale dhe me paratë e grupeve kriminale, zgjedhjet lokale janë teknike që për ne janë kalimtare ne synojme zgjedhjet të lira dhe të ndershme.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi

E pyetur nga gazetarët: Nëse qeveria mban e vetme zgjedhjet vendore do t’i lejoni? , Kryemadhi u përgjigj:

Atëhere do të themi miresevini ne Albanistan në Diktaturën e krimit të organizuar, në atë që po pasqyrojnë të gjitha mediet ndërkombëtare.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi

Ndërsa, e pyetur në lidhje më frikën ndaj ngritjes së SPAK-ut, Kryetarja e LSI-së, u shpreh se tashmë ne jemi pa mandate, por është Rama, ai që i druhet SPAK-ut, për krimet që ka bërë ndaj shqiptarëve.

Aman se është bërë si puna haje bukën se të erdhi polici, ja ku i ka te gjithë deputetët pa mandat, por me duket se ka Rama frikë nga SPAK-use ka bërë krimet më të medha ndaj shqiptarëve, të cilët as pas ndryshimit të sistemit nuk kanë ikur kaq shumë.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi ditën e sotme një takim me qytetarët e Shkodrës, ku foli për djegien e manadateve, dhe tha se kjo ishte e vetmja rrugë për t’u përballur me qeverinë e lidhur me krimin e korrupsionin. Nga qyteti verior, Kryemadhi paralajmëroi përshkallëzim të protestave për të rrëzuar qeverinë e lidhur me krimin.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve edi rama monika kryemadhi shkoder spak djegia e mandateve edi rama monika kryemadhi shkoder spak

Sondazh

Poll