Politike

Kongresi i PS-së, i ftuar të flasë Fatos Nano, zbulohet lista e këshilltarëve të Bashkisë së Tiranës

18 Mars 2019, 09:29 Nga DOSJA
Kongresi i PS-së, i ftuar të flasë Fatos Nano, zbulohet lista e

Tiranë-  Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e Kryesisë së PS-së  ku është diskutuar për kongresin e 23 marsit.(Lexo ketu)

Ndërkohë që opozita bën presion për qeveri tranzitore dhe zgjedhje të përgjithshmë të parakohshme, në axhendën e Kongresit të 23 marsit, Partia Socialiste nuk do ta ketë fare në diskustim situatën politike. Kongresi që do të mbahet të shtunën në orën 10.00 tek Pallati i Kongreseve, do të jetë i ndarë në 3 sesione dhe në asnjë prej tyre nuk do të diskutohen kërkesat e opozitës.

Fjala e kryetarit të PS, Edi Rama do ta dominojë sesionin e parë, më pas do të miratohen kandidatët për Bashkitë kryesore, ku Tirana do të bëjë përjashtim, sepse do të shpallet edhe lista e këshilltarëve bashkiakë. Pra në 23 mars, do të ketë një tablo të plotë të kandidatëve për Kryeqytetin, ku kandidatura e Veliajt është e konfirmuar tashmë.

Fatos Nano pritet të jetë rikthimi, në ndihmë të socialistëve në Kongres. Në kushtet e presionit dhe protestave, rikthimi i ish-kryetarit dhe ish-kryeministrit, mund të përdoret për të ngritur moralin e socialistëve.

Në 2017 Fatos Nano u shfaq fare pak në mbështetje të Ramës, me shprehjen: Nuk ka rëndësi timoni, ka rëndësi drejtimi. Fatos Nano do të mbajë edhe një fjalim në Kongres, pasi është parashikuar që të gjithë ish – kryeministrat do të dalin në foltore. Pritet të flasin, ish-kryeministri Majko,  ish – kryeministri Fino, nuk do të jetë me siguri ish-kryeministri Meta, ndërsa nuk dihet a do të flasë ish – kryeministri Ylli Bufi.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fatos nano i ftuar kongresi i ps-së 23 mars lista e këshilltarëve të bashkisë tiranë mblidhet kryesia e ps-së fatos nano i ftuar kongresi i ps-së 23 mars lista e këshilltarëve të bashkisë tiranë mblidhet kryesia e ps-së

Sondazh

Poll