Aktualitet

“Kemi frikë për fëmijët”/ Stafi mjekësor i Durrësit-Manastirliut: Duam të shohim analizat, pse duhet të qëndrojmë

11 Mars 2020, 19:34 Nga DOSJA
“Kemi frikë për fëmijët”/ Stafi mjekësor i

DURRËS- Stafi mjekësor i Spitalit të Durrësit ka reaguar pas deklaratës së ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila tha pak më parë se mjekët dhe infermierët që i shërbyen të moshuarës që vdiq nga koronavirusi, kanë rezultuar të pastër.

Stafi mjekësor kërkon përgjigje individuale për secilin prej tyre, lidhur me rezultatet e analizave të tyre.

“Na mori drejtoresha na tha që nuk ka asnjë të infektuar por analizat janë bërë individuale. Përgjigjet i duam individuale të na i nisin t’i shohim. Drejtoresha na tha që do të qëndrojmë për 14 dite në karantine. Nuk do të shkojmë në pune. Pse kur nuk jemi të infektuar duhet të qëndrojmë në karantine për 14 ditë si repart? Kemi frikë për fëmijët, për jetën. Që prej ditës së djeshme jemi ngujuar dhe na thanë që duhet të bëjmë analiza shtese se mos brenda 14 ditësh mund të shfaqet”, tha një prej infermiereve për News 24.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 15 të infektuar dhe 1 i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës ka ndërruar jetë. Në Tiranë janë 10 pacientë të cilët kanë lidhje nga rasti ‘0’, ndërkohë rasti i Lushnjes është i veçuar dhe me historik udhëtimi Italinë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manastirliu stafi i spitalit te durresit viktimat e koronavirusit ne shqiper ogerta manastirliu stafi i spitalit te durresit viktimat e koronavirusit ne shqiper

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Mars 2020, 19:10

TIRANË– Mjeku i shërbimit urgjencës së QSUT Ilir Allkja, ka reaguar ndaj ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Përmes një reagimi në Facebook, mjek...

Aktualitet 11 Mars 2020, 17:17

ITALI– Italianët e kanë marrë vetë në dorë situatën për të luftuar koronavirusin. Mediat lokale shkruajnë se Institui i tumoreve në Napoli ka nisur kurimin e dy...