Koronavirusi në Shqipëri, KPA merr masa drastike, shtyn të gjitha seancat gjyqësore e plenare: Çdo njoftim do jepet online
TIRANË- Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka marrë masat e nevojshme për minimizimin e përhapjes së Covid-19, pasi në Shqipëri tashmë janë 15 persona të infektuar, zyrtarisht. Në një njoftim për mediat, KPA bën me dije se për shkak të situatës së krijuar dhe në kuadër të masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, është vendosur shtyrja e të gjitha seancave gjyqësore publike, deri në një njoftim të dytë.
Konrektisht bëhet fjalë për çështjet:
Seanca gjyqësore publike për çështjen (JR) nr. 10/2019, për subjektin e rivlerësimit, znj. Alma Kolgjoka, përcaktuar për t’u zhvilluar ditën e mërkurë, datë 25.03.2020, ora 10:00.
Seanca gjyqësore publike për çështjen (JR) nr. 44/2019, për subjektin e rivlerësimit, znj. Manjola Kajana, përcaktuar për t’u zhvilluar ditën e enjte, datë 26.03.2020, ora 9:30.
Seanca plenare publike për çështjen (JD) nr. 1/2019, me kërkues Tom Dedaj, përcaktuar për t’u zhvilluar ditën e martë, datë 24.03.2020, ora 10:00.
Vendimet përfundimtare për çështjen (JR) nr. 40/2018 që i përket subjektit të rivlerësimit Arben Dollapaj dhe për çështjen (JR) nr. 13/2019 që i përket subjektit të rivlerësimit Adnand Kosova, do të shpallen publikisht në formë elektronike, në faqen zyrtare në internet të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (kpa.al), në datën dhe orën e përcaktuar. Pezullohet hedhja e shortit manual pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, nga data 12 mars 2020 deri në një njoftim të dytë. Pezullohet afati i zbardhjes së vendimeve për periudhën nga data 12 mars 2020 deri në një njoftim të dytë.
Njoftimi i KPA:
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e virusit COVID-19 në vend dhe në kuadër të masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar prej tij, kufizon veprimtarinë dhe shërbimet e tij. Seancat gjyqësore publike dhe në dhomë këshillimi, që u përkasin juridiksionit të rivlerësimit dhe juridiksionit disiplinor, të publikuara për t’u zhvilluar, do të shtyhen deri në një njoftim të dytë. Këto seanca ishin parashikuar si më poshtë.
Seanca gjyqësore publike për çështjen (JR) nr. 10/2019, për subjektin e rivlerësimit, znj. Alma Kolgjoka, përcaktuar për t’u zhvilluar ditën e mërkurë, datë 25.03.2020, ora 10:00. Seanca gjyqësore publike për çështjen (JR) nr. 44/2019, për subjektin e rivlerësimit, znj. Manjola Kajana, përcaktuar për t’u zhvilluar ditën e enjte, datë 26.03.2020, ora 9:30.v Seanca plenare publike për çështjen (JD) nr. 1/2019, me kërkues Tom Dedaj, përcaktuar për t’u zhvilluar ditën e martë, datë 24.03.2020, ora 10:00. Vendimet përfundimtare për çështjen (JR) nr. 40/2018 që i përket subjektit të rivlerësimit Arben Dollapaj dhe për çështjen (JR) nr. 13/2019 që i përket subjektit të rivlerësimit Adnand Kosova, do të shpallen publikisht në formë elektronike, në faqen zyrtare në internet të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (kpa.al), në datën dhe orën e përcaktuar. Pezullohet hedhja e shortit manual pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, nga data 12 mars 2020 deri në një njoftim të dytë. Pezullohet afati i zbardhjes së vendimeve për periudhën nga data 12 mars 2020 deri në një njoftim të dytë.
Veprimtaria e punës të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit do të vazhdojë të kryhet në ato funksione/detyra/njësi organizative që mund ta përmbushin në kushtet e banesës, nëpërmjet komunikimit elektronik dhe telefonik. Për detyrat të cilat nuk mund të realizohen sipas pikës 6, në vijim do të hartohet një program për marrjen e masave për angazhimin e punonjësve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për përmbushjen e detyrave të tyre.
Bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 15 të infektuar dhe 1 i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës ka ndërruar jetë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
15 raste të konfirmuara me Covid-19 në Shqipëri, Manastirliu: Parashikojmë qindra të prekur!
TIRANË– Numri i personave të prekur me Covid0-19 në Shqipëri ka shkuar në 15. Në një deklaratë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ministrja Ogerta Ma...
Kishin kontakt me 73-vjeçaren e ndjerë me koronavirus, asnjë nga personeli shëndetësor nuk është i infektuar
TIRANË– Asnjë person nga personeli mjekësor në Spitalin e Durrësit nuk janë të infektuar me Covid-19. Sipas rezultateve të mbërrituta nga Tirana, të gjith...
Sherr mes dy personave në Fier, plagoset me armë zjarri 35-vjeçari (EMRI)
FIER- Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e sotme mes dy personave në Fier. Burime për Dosja. al bëjnë me dije se Marju Rrapushi, 35 vjeç ka mbetur i plagosur,...
1 viktimë nga koronaviruisi/ Mjeku Paparisto: Disa njerëz e kanë gjenetikisht më të fuqishëm imunitetin
TIRANË- Në këtë situatë, ku përhapja e virusit COVID-19 vazhdon dhe bëhet më shqetësuese, ajo që duhet të bëjmë është të kthejmë vëmendjen nga sistemi imun...
Mjekë dhe pajisje nga Kina për të përballuar Covid-19 në Shqipëri? Ambasada kineze: S’ka asnjë kërkesë nga pala shqip
TIRANË- Jeta në Shqipëri është drejt “paralizimit” total, ndërkohë që sytë e të dyshuarve, familjarëve të të prekurve, atyre që mendojnë se e keqja ende nu...
Masat për COVID-19, Inspektorati Qëndror del me njoftimin e rëndësishëm
TIRANË- Nga identifikimi i rasteve të para të të prekurve me koronavirus, menjëherë qeveria shqiptare vuri në fuqi planin e veprimit, hartuar sipas orienti...
Mjeku i vetë-karantizuar pa veshje speciale, Manastirliu i përgjigjet Bashës: Abuzuat me publikun, shihe si ka qenë i veshur
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i përgjigjet kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasi bëri publik gjatë konferencës për sh...
Koronavirusi mbyll autoshkollat, ndërpritet mësimi në klasa, praktikat dhe provimet
TIRANË– Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar se janë ndërprerë disa shërbime për të parandaluar përhapjen e sëmundjes së...