AktualitetPolitike

Debati tek Media për studentët/ Vokshi- Yllit: Mos më ngri zërin mua, boll bëre show politik

Debate në Komisionin e Medias. Kryetarja Albana Vokshi replica me deputetin e PS, Fidel Ylli. Shkak, citimi i Yllit për çështjen e plagjiaturave të pedagogëve. Vokshi-Yllit: Mos më thuaj mua kujdes këtu e aty.
Featured image of article: Debati tek Media për studentët/ Vokshi- Yllit: Mos më ngri zërin mua, boll bëre show politik Albana Vokshi sot në Komisionin e medias
Përditësuar:

TIRANE- Ditën e sotme, Komisioni i Medias dhe Edukimit është mbledhur për të diskutuar mbi situatën në universitete dhe protestën e studentëve.

Por ka pasur një debat mes Vokshit dhe Fidel Yllit për dhënien e fjalës së rektorëve.

Vokshi është shprehur se duhet t’i dëgjojmë të gjithë rektorët por ka ndërhyrë Fidel Ylli i cili është shprehur ndaj deputetes së PD-së që të mos bëjë show politik dhe se pedagogët duhet t’i nënshtrohen ‘filtrit’ për titujt dhe plagjiaturat. 

Madje është shprehur ndaj Vokshit që të mos i ngrejë zërin dhe se do flasë sa herë të dojë ai në komision.

Debati në Komision:

Vokshi: Nuk ka nevojë, mos përmend plagjiaturën, po shkelni ligjin.Mos thuaj kot kujdes këtu, kujdes aty. Le t’i dëgjojmë. Nuk kemi nevojë për mendimin tuaj, as për urdhërin tuaj.  Mos i fyeni rektorët duket t’i dëgjojmë, boll i kemi  fyer.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Fidel Ylli: Mos më ngri zërin mua,  do ta marr fjalën sa herë të dua unë. Po merr flakë kot, po na bën show këtu tani, show politik.

Vokshi: Qetësohu o Fidel, qetësohu.

Fidel Ylli: Mos më thuaj mua qetësohu. (Lexo edhe këtë)

J.V/Dosja.al

 

Shto Koment