Aktualitet

Mali i Zi merr masa kundër koronavirusit, nuk lejon hyrjen e udhëtarëve nga Italia dhe Shqipëria

11 Mars 2020, 10:06 Nga DOSJA
Mali i Zi merr masa kundër koronavirusit, nuk lejon hyrjen e

SHKODËR- Mali i Zi ka marrë masa kundër koronavirusit duke bllokuar të gjithë autobusët që vijnë nga Italia dhe kërkojnë të shkojnë në Itali.

Sipas informacioneve pika kufitare e Hanit të Hotit dhe Muriqanit në Shkodër nuk lejojnë edhe kalimin e udhëtarëve që vijnë nga Shqipëria.

Deri tani mësohet se udhëtarët nga Italia nuk lejohen të futen në Shqipëri dhe tre autobusë me shqiptarë janë bllokuar nga Mali i Zi dhe do të shoqërohen nga autoritetet në Shkodër ku pritet të karantinohen apo të merret një vendim për ta.

Numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 10 dhe rasti më i rëndë është në Durrës. Një 73-vjeçare ka rezultuar poviztive dhe dyshohet se ka infektuar dhe shumë persona të tjerë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkollat dhe universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi mbyllen doganat koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi mbyllen doganat

Sondazh

Poll