Aktualitet

Koronavirusi ‘izolon’ Shqipërinë, Policia mbyll gjatë natës 522 lokale dhe bare, nuk shpëtuan as palestrat dhe diskot

11 Mars 2020, 07:42 Nga DOSJA
Koronavirusi ‘izolon’ Shqipërinë, Policia mbyll gjatë

TIRANË– Policia e Shtetit ka zhvilluar aksion gjatë natës. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu u ka dërguar një telegram të gjitha drejtorive në qarqe për mbylljen e menjëherëshme të lokaleve të natës, pubeve, diskove, palestrave e lokaleve, e të gjitha vendeve të tjera ku ka grumbullime masive.

Gjatë natës, për zbatimin e urdhrit të kryepolicit, mbi 215 patrulla kanë qarkulluar nëpër qytetet  e vendit duke mbyllur të gjitha vendet ku grumbulloheshin njerëz.

Deri më tani janë mbyllur 522 lokale dhe bare, 29 palestra, 65 bilardo, 21 disko e pube dhe 18 lokale me muzike live.

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia e Shtetit

Në zbatim të masave për moslejimin e grumbullimeve masive në ambiente të hapura apo të mbyllura, me qëllim parandalimin e përhapjes së coronavirusit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u ka dërguar një telegram të gjitha Drejtorive Vendore të Policisë në Qarqe, për mbylljen e menjëhershme të lokaleve të natës, pubeve, diskove, palestrave e lokaleve ku ka grumbullimeve masive.

Në zbatim të këtij telegrami, prej mbrëmjes së djeshme, mbi 215 Patrulla të Përgjithshme të Policisë u angazhuan për zbatimin e këtyre masave.

Në të gjithë vendin, u mbyllën gjatë mbrëmjes së djeshme 522 lokale dhe bare, 29 palestra, 65 bilardo, 21 disko e pube dhe 18 lokale me muzike live.

Strukturat e Policisë së Shtetit do të bashkëpunojnë me Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor, Institutin e Shëndetit Publik, Njësitë e Qeverisjes Vendore, Prefektët e Qarqeve dhe institucionet e tjera shtetërore që i ngarkon ligji.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e pronarëve të lokaleve që të zbatojnë pa asnjë hezitim urdhrat e përcjella nga punonjësit e Policisë dhe të mos i kundërshtojnë ato, pasi moszbatimi i tyre do shoqërohet me penalitete ligjore.

Edhe pasditen e djeshme në një mbledhje qeverie, ishte kryeministri Edi Rama që e kërkoi marrjen e një mase të tillë për të minimizuar mundësinë e infektimit nga koronavirusi.

Numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 10. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Rama një ditë më parë dha urdhrin që të mbyllen institucionet e arsimit me dy javë dhe të anulohen të gjitha aktivtetet deri më 3 prill. Shahini shtoi se mësimi do të zhvillohet online me anë të platformës Akademia.al. Ajo që këshillohet është higjiena maksimale dhe shmangia e vendeve që grumbullohen shumë njerëz.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi policia e shtetit koronavirusi ne shqiperi policia e shtetit

Sondazh

Poll