Aktualitet

“Mbyllini derën koronavirusit”/ Rama shpërndan mesazhin e Ardit Gjebreas: Kufizoni daljet, kujdes nga infodemia (VD)

11 Mars 2020, 07:26 Nga DOSJA
“Mbyllini derën koronavirusit”/ Rama shpërndan mesazhin e

Tiranë- Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në të cilën shfaqet Ardit Gjerbrea, duke iu bërë thirrje shqiptarëve që të ndjekin këshillat e mjekëve për koronavirusin. Gjerbrea shprehet se shqiptarët duhet të kufizojmë daljet nëpër kafene e restorante dhe të lajnë duart shpesh. Më tej, ai thekson se duhet të mbrohemi edhe me maskën e arsyes nga infodemia. 

Mesazhi i Ardit Gjebreas: “FRIKË JO, KUJDES PO! DHE JU LUTEM: Të ruajmë veten dhe njëri-tjetrin duke kufizuar sa më shumë kontaktet fizike! Të lajmë duart sa më shpesh për jo më pak se 20 sekonda! Të kufizojmë daljet dhe uljet nëpër kafene e restorante, vajtjet në palestra, disko e në mjedise të mbyllura me kontakte të shumta! Të mbrohemi me maskën e arsyes nga INFODEMIA – lajmet, kronikat, komentet, debatet që krijojnë konfuzion, pasiguri, shkurajim! Të ndjekim me rigorozitet këshillat e autoriteteve shëndetësore dhe t’u referohemi informacioneve zyrtare! Faleminderit për këtë kontribut”. 

Deri më tani në të gjithë botën 4,300 persona kanë humbur jetën, ndërsa 119,243 të tjerë janë konfirmuar si të infektuar. Ndërsa 66,578 pacientë kanë rimarrë veten pas infektimit. Një nga shtetet më të prekura në botë është Italia, ku deri më tani 631 persona kanë humbur jetën dhe të infektuar janë 8.514 persona.  Në Shqipëri 10 persona janë të infektuar me koronavirus.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardit gjebera edi rama koronavirusi ne shqiperi ardit gjebera edi rama koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll