Aktualitet

Operacioni Vol-Vo 4/ Në kërkim për shpërdorim detyre, arrestohet nga Policia ish-regjistruesi ZRPP-së (EMRI)

11 Mars 2020, 09:00 Nga DOSJA
Operacioni Vol-Vo 4/ Në kërkim për shpërdorim detyre,

Lezhë– Arrestohet ish-rregjistruesi i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive së Paluajtshme në Lezhë, Eraldo Smaçi, i cili kërkohej nga policia prej dy vitesh,  në kuadër të operacionit policor “Vol-Vo 4”, i zhvilluar në tetor të vitit 2018. Gjykata ndaj 31-vjeçarit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” pasi akuzohet për “shpërdorin detyre” dhe “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorimi i tokës”.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. S., 31 vjeç, lindur e banues në Pllanë, Zejmen, Lezhë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Vol-Vo 4”.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre“, “Falsifikimi i dokumenteve“, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve“, “Shpërdorimi i tokës”, në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Gjatë  operacionit “VOL-VO 4” n në të gjithë Shqipërinë në 2018,  u goditën 4 grupe kriminale me 44 urdhër-arreste. 27 persona u vunë në pranga brenda një dite, ndërsa baza e këtyre bandave ishte në Shijak dhe Lezhë. U arrestua edhe ish-deputeti Arben Ndola, që më pas u la i lirë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eraldo smaçi operacioni vol-vo 4 eraldo smaçi operacioni vol-vo 4

Sondazh

Poll