Aktualitet

“Në Kinë situata është drejt përmirësimit”/ Gjinekologia e njohur, Dokle publikon 10 fakte optimiste për koronavirusi

11 Mars 2020, 09:33 Nga DOSJA
“Në Kinë situata është drejt

Tiranë- Gjinekologia e njohur, Anika Dokle ka publikuar 10 fakte optimiste për koronavirusin, që tashmë është i përhapur edhe në vendin tonë.

Reagimi: 

10 fakte optimiste për Covid-19

1. Virusi njihet (për HIV-in u deshën dy vjet për ta identifikuar, ndërkohë që Covid-19 u identifikua në 10 ditë).
2. Dimë si ta detektojmë (provat RT-PCR përmirësohen dita-ditës).
3. Në Kinë situata është drejt përmirësimit.
4. 80% e rasteve janë të formës së lehtë.
5. Njerëzit kurohen.
6. Pothuajse nuk afekton femijët.
7. Inaktivizohet lehtësisht (përdorimi i solucioneve të etanolit, peroksidit të hidrogjenit).
8. Ka rreth 150 artikuj shkencorë për të.
9. Ka në proçes prototipa të vaksinave që shumë shpejt do të testohen në njerëz.
10. Ka në proçes 80 studime klinike me antiviralë.

Numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 12. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Rama një ditë më parë dha urdhrin që të mbyllen institucionet e arsimit me dy javë dhe të anulohen të gjitha aktivtetet deri më 3 prill. Shahini shtoi se mësimi do të zhvillohet online me anë të platformës Akademia.al. Ajo që këshillohet është higjiena maksimale dhe shmangia e vendeve që grumbullohen shumë njerëz.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anika dokle koronavirusi ne shqiperi anika dokle koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll