Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, efektivët e Policisë shpëtojnë fëmijën

11 Mars 2020, 07:15 Nga DOSJA
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë,

Tiranë- Mëngjesin e sotëm në orën 07:05, një banesë 1 katëshe në rrugën e “Barrikadave” në Tiranë, u përfshi nga flakët, por fatmirësisht pati vetëm dëme materiale. Mësohet se një fëmijë, i cili ndodhej brenda banesës u shpëtua nga efektivët e Policisë.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 11.03.2020, rreth orës 07:05, në rrugën e “Dibres” në kryqëzim me rrugën e “Barrikadave”, ka rënë zjarr në banesën 1-katëshe të shtetasit K.A, ku ishte një fëmijë brenda, i cili u nxorr në menyrë të menjehershme nga punonjësit e Komisariatit Nr.4, dhe ndodhet në gjendje të mirë shendetsore. Në vendngjarje gjithashtu ndodhen forcat zjarrfikëse, ku u bë e mundur dhe fikja e zjarrit. Nga zjarri nuk ka pasoja në njerëz, vetëm deme materiale. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet zjarr në një banesë në tiranë zjarr në një banesë në tiranë

Sondazh

Poll